E tmerrshme në Devoll/20 vjeçari arrestohet pasi kreu marrdhënie me një grua të sëmurë

225

Policia e Devollit ka arrestuar mbrëmjen e sotme një 20 vjeçar.

Ai dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një grua me aftësi të kufizuara mendore.

Njoftimi:

Devoll

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë ndalimin e shtetasit K. K., 20 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Miras, pasi dyshohet se ky shtetas, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 43-vjeçare, me aftësi mendore të kufizuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.