E rrallë/ 36 vjeçari nga Brazili i pari që shërohet nga HIV pa operacion!

72

Një lajm i mirë vjen nga bota e mjekësisë ku një 36 vjeçar me AIDS është shëruar me anë të përzierjes së disa ilaçeve.

Ai mund të jetë pacienti i parë i cili shërohet nga infeksioni HIV në këtë mënyrë, pa patur nevojë për një transplant të palcës së shtyllës kurrizore.

Rasti i 36 vjeçarit nga Sao Paulo pati interes të veçantë dhe u trajtua në konferencën “AIDS 2020”.

Ekspertët e Universitetit Federal të Sao Paolos sqaruan trajtimin dhe se si e kishin nisur atë në mars të 2019.

Në lidhje me këtë rast pritet të ketë studime të mëtejshme të cilët do mund të ndihmojnë persona të infektuar me HIV.