E rëndë/ Vëllai tenton të vrasë vëllanë, më parë i kishte çarë gomat e makinës

17

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku vëllai ka tentuar të vrasë me thikë vëllanë, pasi më parë i kishte çarë edhe xhamat e makinës.

Burime policore bëjnë me dije se nga specialistët e seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi i shtetasit A.Z., 50 vjeç, banues në fshatin Starovë, pasi nën efektin e alkoolit, ka çarë gomat e mjetit dhe ka tentuar ta godas me mjet prerës vëllain e tij shtetasin P.Z., 53 vjeç, banues në Starovë, Berat.

Policia vijon hetimet për ngjarjen, ndërkohë që materialet i janë dërguar prokurorisë së Beratit.