E rëndë/Shqiptarët kalojnë me makinë mbi trupin e të riut italian, shoferi:”Nuk doja ta vrisja”

61

Tre shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane. Ata akuzohen për vrasjen e Filipo Limoni, një adoleshent italian.

Gjithçka nisi pas disa fyerjesh dhe shtyrjesh në një parkin pranë pallatit të Sportit në Spoleto. Shqiptarët ndodheshin brenda një makine tip “Opel” dhe mjeti i tyre u rrethua nga një grup adoeleshentësh vendas. Pas një përleshjeje, adoleshenti italian u rrëzua.

Më pas shqiptari që ndodhej në timonin e makinës, futi marshin indietro, duke kaluar sipër trupit të italianit, i cili gjeti vdekjen. Makina ndërkohë është sekuestruar nga karabinierët, ndërsa shqiptarët rrezikojnë nga 10-18 vjet burg për vrasje me dashje.

Shqiptari që ndodhej në timonin e makinës, ka mohuar akuzat, duke thënë se nuk donte ta vriste adoleshentin.

“Nuk doja ta shtypja. Nuk e kuptova se çfarë ndodhi. Kur futa marshin indietro, ndjeva një goditje. Po përpiqesha të largohesha, pasi ata kishin rrethuar makinën“, u shpreh 19-vjeçari shqiptar, i cili mbrohet nga avokatët Aldo Poggioni dhe Delfo Berretti.

Shokuese! Shqiptarët kalojnë me makinë mbi trupin e italianit,
Shokuese! Shqiptarët kalojnë me makinë mbi trupin e italianit,
Shokuese! Shqiptarët kalojnë me makinë mbi trupin e italianit,