E rëndë/Roja i një servisi në autostradën Tiranë-Durrës gjendet i pajetë

35

Roja i një servisi është gjetur i vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në vendin e tij të punës.

Rreth orës 07:21, në autostradën Tiranë-Durrës, në një auto- servis është gjetur i pajetë roja i turnit të tretë Y. D., 58 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.