E rëndë/Pedagogia e Universitetit të Tiranës humb jetën nga COVID-19

54

Pedagogia Irena Bogdani ka humbur jetën nga virusi COVID-19.

Ajo jepte mësim në Universitetin e Tiranës në fakultetin e ekonomisë dhe lajmin për ndarjen e saj nga jeta e ka dhënë ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

“Për profesoreshë Irena Bogdanin në Universitetin e Tiranës ruaj mbresat më të mira nga shumë konferenca shkencore, ku kemi marrë pjesë së bashku. Ajo ishte një akademike e profesioniste shumë e mirë dhe gëzonte respekt tek të gjithë kolegët e studentët. Shumë e pikëlluar për humbjen e saj të parakohshme nga virusi i pabesë dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe gjithë të afërmit e saj. U prehsh në paqe profesoreshë Irena!”, – shkruan ministrja Kushi.