E rëndë, pacienti me COVID-19 hidhet nga kati i tretë i Infektivit, fatmirësisht shpëton

32

Një pacient i infektuar me koronavirusi është hedhur nga kati i tretë i spitalit Infektiv në Tiranë, por fatmirësisht ka mundur që të shpëtojë. Mësohet se pacienti 69-vjeçar me iniciale R.B., ishte i shtruar prej disa ditëve në spital dhe po kurohej nga pandemia.

Gjithashtu nuk dihen detaje lidhur me identitetin e tij apo të saj dhe shkaqet që e kanë çuar në marrjen e vendimit fatal për t’i dhënë fund jetës. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë Policia dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur nga puna për zbardhjen e shkaqeve.

Ky është rasti i katërt i vetëvrasjes së pacientëve me COVID-19 në Shqipëri. Tre rastet e tjera janë shënuar tek “Sanatoriumi”, ku i pari që nisi sagën e vetëvrasjeve ishte 29-vjeçari Xhino Koça.