E rëndë, një person vritet me gur në kokë nga fqinji/EMRI

42

Një krim i tmerrshëm ka ndodhur në Peqin, ku një person është goditur në kokë me gur nga fqinji i tij.

Ngjarja ndodhi në fshatin Lolaj, teksa raportohet se sherri ndodhi për motive të dobëta mes dy fqinjëve.

Viktima u identifikua si Shyqyri Hema 64 vjeç, i cili ndërroi jetë në spitalin e Elbasanit, si pasojë e plagëve të marra.

I akuzuar për vrasjen e tij është 52-vjeçari, Sefedin Çelmeta, i akuzuar tashmë për “Vrasje me dashje”.

Aktualisht hetimet janë në vijim.