E rëndë, një person qëllohet me armë zjarri

222

Një person është plagosur me armë zjarri ditën e sotme, në një ngjarje që ende nuk dihet se në çfarë rrethanash ka ndodhur.

Policia thotë se në fshatin Sulaj, shtetasi R. M., 44 vjeç, në rrethana e motive ende të paqarta ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin P. P., 33 vjeç.

Ky i fundit ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të Fierit për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes.