E rëndë, një makinë merr flakë në ecje e sipër, shpëton drejtuesi

39

Një makinë ka marrë flakë në ecje e sipër në periferi të Tiranës. Ngjarja është shënuar rreth orës 12:10, në fshatin Ibë.

Si pasojë e një defekti teknik në pjesën e motorit, ka marrë flake në lëvizje mjeti me drejtues shtetasin T.Xh., ku ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.