E rëndë/ Një i ri gjendet i vdekur në banesë, detajet e para të ngjarjes

47

Një i ri 33-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Ngjarja është raportuar në lagjen 3 të qytetit të Sarandaës, ndërsa viktima është identifikuar me inicialet R. M.

Policia thotë se gjatë kqyrjes së trupit nuk është vënë re asnjë shenjë dhune, ndërsa i ndieri ishte i shtrirë në shtrat.

“Viktima ka disa precedentë të mëparshëm penalë është transportuar drejt morgut të spitalit “Petro Nako” të Sarandës ku do t’i nënshtrohet autopsisë. Policia në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen”, sqaron policia.

Një hetim ka nisur për rastin në fjalë.