Një i moshuar është gjetur i pajetë buzë lumit, afër vendit të quajtur Ura e Bratit, në Vlorë.
Policia identifikoi trupin e pajetë duke njoftuar se:
Rreth orës 18:10, në fshatin Brataj, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Bratit”, është gjetur i pajetë buzë lumit, dyshohet i mbytur, shtetasi M. G., rreth 74 vjeç, banues në Brataj, Selenicë.
Nga këqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Article bottom Rectangle3