Një grua 47-vjeçe është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.
Ngjarja e rëndë është raportuar në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe.
Policia thotë se ka dyshime që e ndiera të jetë dhunuar, pasi në trup janë konstatuar shenja.
Trupi është dërguar në morgun e spitalit, për ekspertizë më të specializuar, me qëllim përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.