E rëndë/Një grua gjendet e pajetë në banesën e saj, ka shenja në trup

57

Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, në Shkodër.

Rudina Emini është e ndjera që u gjet sot pa shenja jete te pallati 8-katësh, në qytetin e Shkodrës.

Paraprakisht mësohet se e ndiera ka shenja në trup, të shkaktuara nga një mjet prerës.

Ende është e paqartë se çfarë ka ndodhur, nëse kemi të bëjmë me vrasje apo vetëvrasje.

Grupi i hetimit ndodhet në vendngjarje.