E rëndë/Një foshnjë nga Durrësi ndërron jetë si pasojë e COVID-19

29

Një foshnjë vetëm 16-muajshe është bërë viktimë e koronavirusit në vendin tonë.

Foshnja me iniciale A.K raportohet të jetë nga qyteti i Durrësit.

Vogëlushja kishte pësuar një hemoragji dhe prej ditësh ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Kjo vdekje kaq e trishtë e ka çuar numrin e viktimave në 657.