E rëndë, një burrë humb jetën në autostradën Tiranë-Durrës, policia jep detajet e para

57

Një person ka humbur jetën në autostradën Tiranë-Durrës.

Ngjarja ndodhi sonte rreth orës 18:50 pranë Maminasit, tha policia.

Automjeti tip “Pezho” me drejtues shtetasin Sh. A., 60 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.