E rëndë/Një 41 vjeçar bie nga kati i pestë i pallatit, teksa rregullonte antenën e televizorit

36

Digitale terrestre arriva il nuovo segnale: cosa cambia per gli utenti |  Libero TecnologiaNjë ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur sot rreth orës 16:00, në Pogradec.

Një 41-vjeçar ka rënë nga pallati ku banone, në lagjen numër 5 të këtij qyteti, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Policia tha se 41-vjeçari me iniciale A.S, ra nga kati i pestë i pallatit.

Dyshohet se ai ra aksidentalisht nga ballkoni, teksa po rregullonte antenën e televizionit, dhe si pasojë humbi jetën në vend.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit tragjik.