E rëndë/Nëna e katër fëmijëve i jep fund jetës, bashkëshorti apelon për ndihmë

118

Nëna e 4 fëmijëve, është gjetur nga familjarët e vetëvarur në kasollen e bagëtive rreth orës 16:00.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Kukur të Gramshit.

Sipas mediave bëhet fjalë për Fatme Senko, 36 vjeçe.

Kushtet e vështira ekonomike e kishin futur në depresion të ndjerën duke e nxitur që të kryejë aktin e rëndë.

Bashkëshorti i të ndjerës, apelon për ndihmë.

Ai kërkon që dikush të vërë dorën në zemër dhe të mundësojë shpenzimet e varrimit, pasi ai nuk ka mundësi financiare.

Nga ana tjetër, policia po heton rreth zbardhjen e ngjarjes në fjalë.