Një burrë në Vlorë ka sulmuar motrën e tij duke e plagosur rëndë me armë zjarri.
Ngjarja ndodhi para pak minutash, rreth orës 16:25, në fshatin Bishan, Vlorë, raporton noa.al.
Dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi S. D., rreth 60 vjeç, ka plagosur me armë gjahu çifte, motrën e tij, shtetasen B. H., rreth 66 vjeçe.
Gruaja në moshë të thyer është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori gjatë konfliktit ka qenë nën efektin e alkoolit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.