E rëndë në Vlorë, një person vritet me breshëri kallashnikovi

102

Një person është vrarë me armë zjarri në qytetin e Vlorës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në pranë Pallatit të Sportit “Flamurtari”, në zonën e Skelës.

Mësohet se viktima është shtetasi D. T, i cili është konstatuar pa shenja jete në spital.

Nga të dhënat bëhet me dije se është qëlluar me kallash në drejtim të një servisi.

Nuk dihet nëse personi i vrarë është qëlluar aksidentalisht apo ishte shënjestër e sulmit.