E rëndë në Vlorë, një person tenton të vetëmbytet në det

99

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, ku një qytetar ka tentuar të vetëmbytet në det në zonën e Ujit të Ftohtë.

Policia ka ardhur në kohë për të bërë të mundur nxjerrjen e tij nga deti.

Personi, në momentin e mbërritjes së policisë, ka qënë i zhytur në det dhe është dashur ndërhyrja e efektivëve për të bërë të mundur shpëtimin e tij dhe më pas transportimin me urgjencë drejtë spitalit të Vlorës.

Personi në fjalë, rreth 60 vjeç, është jashtë rrezikut për jetën.