E rëndë në Vlorë, makina përplas fëmijën 5 vjeçar, identifikohet drejtuesi i mjetit

20

Një ngjarje e rëndë është raportuar ditën e sotme nga Vlorë, ku një mjet ka përplasur një fëmijë.

Policia ka vënë në pranga shtetasin M. I., 58 vjeç, banues në Vlorë, pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin në lagjen “Hajro Çakërri” ka aksidentuar një shtetase të mitur 5 vjeçare, e cila ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.