E rëndë në Vlorë/Makina përplas dy kalimtare femra

34

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Raportohet paraprakisht se një makinë ka aksidentuar dy kalimtare.

Aksidenti ndodhi në aksin Vlorë-Skelë.

Dy kalimtaret, femra, raportohet se ishin duke kaluar vijat e bardha kur janë marrë para nga një automjet.

Ato janë nisur menjëherë drejt spitalit të Vlorës. Nuk dihet gjendja e tyre, pas aksidentit dhe as identiteti i dy të aksidentuarave.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit të rëndë.