E rëndë në Vlorë, babë e bir rrahin punonjësin e OSHEE

195

Një 54-vjeçar me inicialet P.C. është arrestuar nga policia, ndërsa djali i tij Xh.C. 19-vjeç është shpallur në kërkim, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me grushte punonjësit e OSHEE-së.

Policia thotë se babë e bir, banues në fshatin Gorisht të Vlorës, kanë goditur fizikisht punonjësit e OSHEE-së për shkak të detyrës. Punonjësit e dhunuar janë shtetasit, R. H. dhe A. Sh, banues në Vlorë.