E rëndë në Tiranë, shpërthen bombola e gazit në një banesë

35

Shpërthim i fuqishëm i një bombole gazi, në një banesë private në Tiranë.

Ngjarja është shënuar rreth orës 08:50 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Idriz Dollaku”.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi, në oborrin e baneses private të shtetasit N.H., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.