Një automjet i parkuar mes pallatave në zonën e “Komunës së Parisit” ka marrë flakë paraditen e sotme.
Makina është djegur thuajse plotësisht dhe për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar.
“Më datë 02.03.2021, rreth orës 10:50, në rrugën “Merdar Shtylla”, si pasojë e një difekti të baterisë, ka marrë flakë mjeti me drejtuese shtetasen E.G., dhe për pasojë janë dëmtuar pjesërisht dhe 2 mjete të tjera të parkuara”, – njofton policia.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur fikjen e flakëve. Ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.