E rëndë në Tiranë, një person hidhet nga pallati

216

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë rreth orës 18:50, në Yzberisht.

Një person dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte.

Bëhet fjalë për L. M., rreth 30 vjeç.

Ai u transportua menjëherë për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se shtetasi L. M., vuan nga probleme të shëndetit mendor.