E rëndë në Tiranë, një person hidhet nga lartësia, ndërron jetë në vend

168

Një person është vetëhedhur nga lartësia pasditen e sotme, duke gjetur vdekjen tragjikisht.

Ngjarja është raportuar tek ish-Fusha e Avacionit, në Tiranë.

37-vjeçari me inicialet D. K, është hedhur nga pallati ku banonte.

Policia thotë se ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit.