E rëndë në Tiranë, një person gjendet i pajetë në banesë, dyshohet për vetëvrasje

128

Një burrë rreth 60 vjeç është raportuar i vdekur në banesën e tij në Tiranë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, në Astir. Policia njoftoi se ishte qëlluar me armë gjahu çifte, shtetasi F. I., rreth 60 vjeç, banues në Astir Tiranë.

Policia tha se të gjitha dyshimet të çojnë në një vetëvrasje për motive ende të paqarta.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.