E rëndë në Tiranë, një i ri vetëhidhet nga ndërtesa

138

Një 30-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia.

Ngjarja tragjike është raportuar sot në Qesarakë të Tiranës.

Policia thotë se është hedhur nga lartësia i riu me inicialet F. V.

Për pasojë ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Janë ende të paqarta shkaqet që çuan të riun në vetëflijim.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se 30-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.