E rëndë në Tiranë, një grua vetëhidhet nga pallati

53

Një grua është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku jetonte ditën e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muhamet Gjollesha” në kryeqytet dhe policia bën me dije se shtetësja T.Ç., 63 vjeçe, e cila banonte e vetme në banesë, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të të saj, ku paraprakisht dyshohet se gruaja vuante nga probleme të shëndetit mendor.