E rëndë në Tiranë, një fëmijë gjendet i mbytur në liqenin e Farkës, bashkëmoshatari fshehu ngjarjen

31

Ngjarje tragjike në Tiranë.

Gjendjet i mbytur një 14-vjeçar në liqenin e Farkës në Tiranë.

Ai është gjetur i mbytur pa shenja jete mëngjesin e sotëm.

Policia tha se i mituri me iniciale A.R, është gjetur rreth orës 6:25 të mëngjesit të sotëm.

I mituri, i komunitetit rom, ishte  futur për t’u larë në liqen. Ai shoqërohej nga një moshatari i tij, i cili nuk tregoi mbi ngjarjen.

Mbrëmjen e djeshme shoku moshatar ka treguar se 14-vjeçari ishte mbytur në liqenin e Farkës ndërsa ai ishte trembur dhe nuk kishte treguar kur ndodhi ngjarja.

Pas denoncimit në polici nga ana e familjes, polumbarët kërkuan dje pasdite, ndërsa trupi i tij i pajetë u gjet sot në liqen.

Policia po heton mbi rrethanat e ngjarjes së rëndë.