E rëndë në Tiranë, një djalë i ri ekzekutohet pak para mesnate

79

Një vrasje ndodhi sonte pak para mesnate në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:15, në rrugën “5 Maj”. Në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, djali 27 vjeçar Mehmet Qema, nga Hasi, banor i Tiranës.

Pak më vonë, si pasojë e plagëve të marra, Mehmet Qema ka ndërruar jetë në spital.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, siç shihni në foto dhe kanë bërë rrethimin e zonës. Ata po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit.

Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

Dyshimet janë se djali nga Hasi ka qenë brenda një lokali në zonën e e 5 Majit në kryeqytet dhe është përfshirë në një konflikt me persona të tjerë. Ngjarja ka precipituar dhe ndaj të riut është hapur zjarr duke i marrë jetën.