E rëndë në Tiranë, një burrë gjendet i pajetë në banesë

39

Një burrë humbi jetën pasi kreu vetëvarje në banesën e tij në kushte të depresionit.

Ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 18:40, në Unazë të Re, ku është vetëvarur me litar në banesën e tij, shtetasi A. D., rreth moshës 55 vjeç.

Nga deklarimet e marra nga familjarët dyshohet se ky shtetas vuante nga depresioni.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.