E rëndë në Tiranë/Një 48 vjeçar tenton të abuzojë me kolegen, ishin vetëm në furrën e bukës

51

Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me kolegen.

Ngjarja ka ndodhur në një furrë buke në Kombinat, ku 48-vjeçari N. K. ka tentuar që të kryejë marrëdhënie me dhunë rreth orës 1 të mëngjesit me kolegen e tij të punës 46 vjeç.

Gruaja ka bërtitur e ka kundërshtuar dhe më pas është drejtuar në komisariat ku edhe ka bërë denoncimin.