Një 5-vjeçare është aksidentuar nga një mjet këtë të diel në Bathore, Tiranë.
E mitura është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesja e mjetit e identifikuar me inicialet I.M është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak.
Në Bathore, mjeti me drejtuese shtetasen I. M., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale E. T., 5 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë nr.5, për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Article bottom Rectangle3