E rëndë në Tiranë, i riu vetëhidhet nga pallati, por shpëton!

50

Një ngjarje tepër e rëndë është raportuar nga Tirana.

Ngjarja ndodhi sonte, rreth orës 20:15, në Unazë të Re. Nga të dhënat paraprake thuhet se një i ri është vetëhedhur nga kati i shtatë i pallatit ku jetonte.

Policia e identifikoi këtë shtetas si O.H., 30 vjeç.

Ai ndodhet tashmë në spital duke marrë ndihmën e mjekëve!

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.