E rëndë në Tiranë. Hidhet nga kati i katërt i banesës një person

45

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacione paraprake

Më datë 16.08.2021, rreth orës 23:35, në rrugën “Sotir Caci”, në Linzë, është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës, shtetasi E(E). C., rreth 46 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.