E rëndë në Tiranë, e reja bie aksidentalisht nga pallati ku banonte

17

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë, ku një 20-vjeçare ka rënë aksidentalisht nga pallati ku banonte.

Ngjarja është regjistruar në rrugën “Isuf Balta”, ndërsa e reja ndodhet në spital.

“Me datë 21.11.2021, rreth orës 11:50, në rrugën “Isuf Balta”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte, shtetësja I. K., 20 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.