E rëndë në Tiranë, abuzohet vajza e mitur

124

Një vajzë e mitur në Tiranë është përdhunuar në rrethana ende të paqarta.

Policia në kryeqytet duke pohuar ngjarjen, thotë se ka arrestuar një të dyshuar për krimin e denoncuar nga vajza 14 vjeçare dhe familjarët e saj.

Sipas denoncimit, vajza 14 vjeçare nuk kishte njohje të mëparshme me autorin e dyshuar të përdhunimit.

Noa.al mëson se agjentët antikrim në Komisariatin nr 1 të Policisë Tiranë, kanë prangosur 30 vjeçarin T.D.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë të mitur.