E rëndë në Tiranë, 30 vjeçari gjendet i pajetë në banesë, kishte humbur jetën prej ditësh

74
Foto Ilustruese

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga Tirana, në rrugën “3 Dëshmorët”, në Yzberisht, ku një 30 vjeçar është gjendur i pajetë në banesë. Nga burimet për mediat thuhet se djali jetonte prej 1 muaji i vetëm dhe ishte i sëmurë.

Më parë ai jetonte me të atin i cili mësohet se kishte ndërruar jetë. Trupi i të riut u gjend brenda në banesë ditën e sotme, kjo pasi policia dhe zjarrfiksja arritën të futen në apartament.

Policia e mori njoftimin nga fqinjët pasi ata prej ditësh nuhasnin erë të keqe në pallat.