E rëndë në Shkodër/Shpërthen bombola e gazit në banesë, zjarrfikësja has vështirësi për shkak të rrugicës së ngushtë

29
Foto Ilustruese

Shpërthen bombula e gazit brenda një banesë në Shkodër.

Shpërthimi i bombulës ka ndodhur në një banesë, pranë lagjes Dërgut.

Zjarrëfikëset dhe policia kanë shkuar për të shuar flakët, por kanë hasur vështirësi për shkak të rrugicës së ngushtë e të vështirë që të çonte drejt banesës.

Aktualisht po punohet për shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihet nëse ka pasur persona brenda banesës dhe nëse ka të lënduar nga shpërthimi.