E rëndë në Shkodër, plagosen dy të rinj, policia jep detaje

33

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:10, në lagjen Skënderbeg, në afërsi të ish-Fermentimit të duhanit,

Nga të shtënat me armë zjarri 2 persona kanë mbetur të plagosur.

Bëhet fjalë për  të rinj, E. Gj., 24 vjeç dhe N. P., 24 vjeç, të cilët janë transportuar në Spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore të DVP Shkodër dhe FNSH.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje dhe vijojnë kontrollet në të gjithë zonën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e  autorëve.