E rëndë në Shkodër, një 23 vjeçar qëllohet me armë zjarri, ndërron jetë në spital

50

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Shkodër ku është raportuar një plagosje me armë zjarri.

Ngjarja u raportua rreth orës 21:55, në lagjen Daniel Matlija.

Raportohet se i plagosuri G.K, 23 vjeç banues në lagjen Perash, ka ndërruar jetë disa minuta më pas në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, dhe grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.