E rëndë në Shëngjin, një person gjendet i mbytur në det

39

Një person është gjetur i mbytur këtë të shtunë në plazhin e Shëngjinit.

Burimet bëjnë me dije se viktima i përket moshës 71-vjeçare, ndërsa prej disa ditësh kishte shkuar për pushime në shtëpinë e vajzës së tij në Lezhë dhe sot kishte shkuar të lahej në det.

Dyshimet janë se i moshuari ka pësuar arrest kardiak. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

Ndërkohë ende nuk është bërë me dije identiteti i viktimës.