E rëndë në Serbi, djali ha trupin e babait të vdekur, policia përballet me skenën e tmerrshme

42

Një ngjarje e tmerrshme është regjistruar në Serbi ku një djalë ka ngrënë për shtatë ditë trupin e pajetë e të atit.

Kjo ngjarje e rëndë u raportua në lagjen periferike të Beogradit Glogonjski.

I riu me probleme mendore duke u gjendur në pamundësi për t’u ushqyer ka ndërmarrë aktin ekstrem.

Policia mori lajmërimin nga fqinjët të cilët kishin ndjerë erën e keqe dhe në pamundësi për t’u futur në apartament kishin raportuar rastin.

Pasi efektivët kanë hyrë në banesë kanë parë ngjarjen e tmerrshme dhe të riun e sëmurë i cili qëndronte në një cep i përhumbur.

I riu u transferua menjëherë në spital ku po merr trajtimin e duhur.