E rëndë në Selanik, shqiptari qëllohet dy herë me armë zjarri, autori e njihte

87

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Nikopolis, në Selanik.

Thestival.gr, ka raportuar se rreth orës 19:00, një person është afruar drejt një burri me kombësi shqiptare duke e qëlluar me armë.

Pas incidentit, ky person është larguar.

Sipas një personi, i cilësuar dëshmitar okular, shqiptari u qëllua dy herë në këmbë. Më tej shqiptari u transportua me autoambulancë në spital.

Autori i krimit dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin.

32-vjeçari shqiptar është një emër i njohur për policinë.

Policia greke po vijon hetimet për të zbuluar më shumë.