E rëndë në Sarandë/54 vjeçari gjendet i vdekur në banesë dyshohet se i dehur i vuri flakën

25

Një 54 vjeçar ka humbur jetën në qytetin e Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur në një banesë pranë varrezave të dëshmorëve në lagjen Nr.1 ku viktima jetonte në një banesë të marrë në qira.

Sipas informacioneve paraprake 54 vjeçari i divorcuar jetonte i vetëm në banesë. Në gjendje të dehur mendohet se ai i ka vënë flakën banesës dhe ka përfunduar duke u vetëdjegur.

Megjithatë, policia po heton ngjarjen e rëndë.

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 16.11.2020, rreth orës 18:30, në lagjen nr.1, Sarandë ka marrë flakë banesa e shtetasit V. S. i cili aktualisht ndodhet në Greqi, si pasojë e flakëve ka humbur jetën shtetasi S.K., 54 vjeç, i cili jetonte me qera në atë banesë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.