E rëndë në Pogradec, rrëzohet në banesë, humb jetën një person

47

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme lagjen numër 4, në qytetin liqenor.

Një 67 vjeçar dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit në banesën e tij.

Viktima i identifikuar si Faredin Hoxhalli është gjetur pa jetë nga familjarët, ndërsa parapralisht dyshohet se ka rrëshqitur në banjë dhe ka rënë.

Trupi është transportuar në morgun e qytetit ndërsa pritet edhe autopsia mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Gjithashtu policia po heton ngjarjen.