E rëndë në Pogradec, djali ther nënën, policia në vendngjarje

35

Ngjarja tronditëse ka ndodhur pak çaste më parë në Pogradec.

Një 44-vjeçar i cili dyshohet se vuan nga probleme mendore ka goditur dhe masakruar me thikë nënën e tij, 70-vjeçe, duke e lënë të vdekur.

Policia tha se ngjarja ndodhi sot rreth orës 18:10, në fshatin Buçimas.

Shtetasi me iniciale  O. Ç., rreth 44 vjeç (i cili vuan nga probleme mendore) dyshohet se ka qëlluar me thikë në banesë, nënën e tij shtetasen F. Ç., rreth 70 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilat bënë të mundur shoqërimin e autorit të ngjarjes në ambientet e Komisariatit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.